13.5 C
Tirana
E shtunë, 10 Janar, 2026
More
    spot_img
    spot_img

    Aktivistja ia “përplas në fytyrë” Berishës: A jeni të gatshëm për protesta sistematike, apo do pini kafe në shesh?

    Gjatë ditës së sotme, kreu i PD Sali Berisha zhvilloi një takim me shoqërinë civile dhe spektrin opozitar. U vu re mungesa e tre partive të reja të Adriatik Lapajt, Agron Shehajt dhe Arlind Qorit. Një aktiviste nga shoqëria civile, Meri Lika, ka adresuar disa kritika në drejtim të PD.

    Ajo është shgprehur se PD sipas saj duhet të dalë mbi emrat dhe te krijojë një grup që të bëjë bashkërendim të opozitës dhe partive opozitare.

    Ajo ka pyetur nëse PD është e gatshme që të sakrifikojë ekonomikisht dhe politikisht, teksa shton se duhen protesta sistematike jo protesta për “të pirë kafe në shesh.”

    Meri Lika“Tre partitë që kanë refuzuar të vijnë sot këtu janë parti parlamentare, ato kanë arritur të futen në Kuvend. A është e aftë PD të dalë mbi emrat dhe të krijojë një grup që të bëjë një bashkërendim të opozitës dhe partive opozitare, duke krijuar një grup me persona jo të konsumuara politikisht, për të koordinuar edhe partitë e tjera që sot kanë refuzuar të vijnë këtu?

    A është e gatshme PD, deputetët e saj, që do paguhen derisa tu mbarojë jeta me fondet e partive tona, a janë të gatshëm të sakrifikojnë ekonomikisht e politikisht duke nisur protesta sistematike me kërkesa të përcaktuara drejt? Dmth a është e gatshme PD ta ketë seriozisht këtë të radhë, apo si herë të tjera për të bërë protesta sa për të pirë një kafe në shesh?”

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit