21.5 C
Tirana
E shtunë, 26 Tetor, 2024
More
    spot_img
    spot_img

    Akuzat për korrupsion, Rama: Ju kam lënë Zotin

    Kreu i qeverisë Edi Rama, në episodin e radhës të podkastit “Flasim”, foli për akuzat e opozitës për korrupsion.

    Rama ironizoi duke thënë “keni të bëni me njeriun më të korruptuar që mund të ekzistojë, duke theksuar se ‘nuk e di ç’të them, ose duhet të çmendesh, ose duhet ta bësh atë punë’.

    “E di shumë mirë se shumica e mjekëve nuk e kushtëzojnë me lekë shërbimin e tyre siç thonë ‘të lënë të vdesësh po nuk u dhe lekët’, shumica dërrmuese e mësuesve patjetër.

    Mirëpo, kjo është situata, bota ku po jetojmë. Në këtë pikë ke të bësh me njeriun më të korruptuar që mund të ekzistojë, nuk e di çfarë të them, ose duhet të çmendesh, ose duhet ta bësh atë punë, ose vetëm duhet të mbyllësh veshët dhe të shohësh përpara dhe thua ‘ju kam lënë Zotin se nuk di çfarë të them më,” tha Rama.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit