12.5 C
Tirana
E diel, 1 Qershor, 2025
More
    spot_img
    spot_img

    Akuzojnë Ramën se iu vodhi zgjedhjet, por në PD plas lufta mes kandidatëve që akuzojnë njëri-tjetrin për grabitje votash

    Kandidati i Partisë Demokratike në qarkun e Tiranës, Ilir Alimehmeti ka kërkuar rinumërim të votave.

    Mësohet se përmes një shkrese të depozituar pranë KQZ, Alimehmeti ka ankimuar rezultatin e zgjedhjeve të 11 Majit, duke kërkuar rinumërim të votave ose rivlerësim në qarkun e Tiranës.

    Ai më tej thotë se nga monitorimi i këtij procesi si dhe tabelave përmbledhësve rezulton një parregullsi, ku vetëm në një qendër votimi sipas tij 27 vota preferenciale për të i kanë kaluar një kandidati tjetër.

    “Duke pasur parasysh faktin që subjekti ynë ‘PD-ASHM’ ka marrë 164,316 vota, rezultati për kandidatët mund të ndryshojë, në kushtet kur diferenca midis meje dhe kandidatit të renditur përpara në listë është tejet e ngushtë, ose rreth 1.2% e numrit total të të gjitha votave të subjektit. Vetëm në QV 1834/00, rezulton se 27 vota preferenciale për Ilir Alimehmeti i janë kaluar një tjetër kandidati, duke u shënuar në tabelën përmbledhëse 0 vota”, shkruan ai ndër të tjera në dokumentin e depozituar.

    Kërkesa e Ilir Alimehmetit:

    Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, me vendimin nr. 1326, datë 24.05.2025, ka miratuar tabelat përmbledhëse për rezultatin e votimit në zonën zgjedhore Qarku Tiranë. Bashkëngjitur këtij vendimi, në tabelën përmbledhëse të rezultatit për subjektin tonë zgjedhor, rezulton se unë, Ilir Alimehmeti, kam marrë 18,128 vota si kandidat i listës së hapur, duke u renditur i dyti nga kandidatët e listës së hapur.

    Referuar numrit të përgjithshëm të votave të subjekteve sipas këtyre tabelave, nga listat e subjektit tonë zgjedhor mund të zgjidhet vetëm 1 deputet nga listat e hapura, që referuar parashikimeve të Kodit Zgjedhor me ndryshimet e bëra së fundmi, është kandidati më i votuar.

    Gjatë procesit të verifikimit të filmimeve të kamerave nga ana jonë, për një numër të kufizuar të cilat na janë vënë në dispozicion nga administrata e KQZ-së, janë vërejtur disa parregullsi që mund të ndikojnë në ndryshimin e rezultatit në mënyrë të ndjeshme. Në këto kushte, po paraqes këtë ankim pranë KAS, bazuar edhe në dispozitat e Kodit Zgjedhor

    Duke pasur parasysh faktin që subjekti ynë ‘PD-ASHM’ ka marrë 164,316 vota, rezultati për kandidatët mund të ndryshojë, në kushtet kur diferenca midis meje dhe kandidatit të renditur përpara në listë është tejet e ngushtë, ose rreth 1.2% e numrit total të të gjitha votave të subjektit. Vetëm në QV 1834/00, rezulton se 27 vota preferenciale për Ilir Alimehmeti i janë kaluar një tjetër kandidati, duke u shënuar në tabelën përmbledhëse 0 vota.

    Qendrat e votimit të mësipërme krijojnë bindjen se numërimi ka pasur problematika në të gjithë Qarkun e Tiranës, duke krijuar shkak për rinumërimin dhe/ose rivlerësimin e të gjitha Qendrave të Votimit.

    Duke u bazuar në të dhënat e mësipërme, përfundimisht:

    KËRKOJ:

    Rinumërimin dhe/ose rivlerësimin e të gjitha Qendrave të Votimit të Qarkut Tiranë;

    Ndryshimin e Tabelës Përmbledhëse sipas rinumërimit dhe/ose rivlerësimit të votave.

    Luftë brenda demokratëve, kandidatët e Berishës të pakënaqur nga rezultati i zgjedhjeve, kërkojnë rinumërim të votave

    Pas kandidatit më të votuar të PD, Ilir Alimehmeti i cili ka kërkuar rimumërim votash, edhe dy kandidatët e tjerë Mimoza Hajdarmataj dhe Lisandër Hoxha,kanë depozituar kërkesën në KAS ku kërkojnë rinumërim të votave të të gjithë qarkut.

    Hoxha ka kundërshtuar rezultatin e dalë nga zgjedhjet, duke kërkuar rivlerësimin e votave preferenciale të kandidatëve për të gjitha KZAZ e Qarkut Tiranë.

    Kjo kërkesë sipas tij bazohet në faktin se gjatë vëzhgimit të videove të marra nga KQZ, është konstatuar se disa vota preferenciale janë regjistruar në emër të një kandidati tjetër.

    “Në kundërshtim të Vendimit nr. 1326, datë 24.05.2025 “Për miratimin e tabelës përmbledhëse për rezultatin e votimit në zonën zgjedhore Qarku Tiranë, për subjektet zgjedhore dhe kandidatët për deputetë, në zgjedhjet për Kuvend të datës 11 maj 2025” kërkoj rinumërimin dhe rivlerësimin e votave preferenciale të kandidatëve.

    Kjo nisur nga konstatimi në videot e marra, jo të plota, nga KQZ, të procesit të numërimit të votave të zgjedhësve. Konkretisht, në KZAZ nr. 28, kutia 1565, konstatoj se disa vota preferenciale të miat janë regjistruar në emër të një kandidati tjetër. Sipas informacioneve, ky fenomen ka ndodhur edhe në KZAZ të tjera, duke tjetërsuar rezultatin e zgjedhjeve.

    Procesi i verifikimit të pamjeve filmike kërkon një kohë të gjatë, të cilën KQZ duhet të na e mundësojë në mënyrë që ligji të zbatohet dhe vullneti i zgjedhësve të lexohet plotesisht. Përsa më sipër, kërkoj rivlerësimin e votave të kandidatëve për të gjitha KZAZ e Qarkut Tiranë”, – thuhet në kërkesë.

    Ndërsa Hajdarmataj teksa liston QV-të, ku sipas saj rezultati është i ndryshëm nga ato të miratuara, thotë se “Qendrat e votimit të mësipërme, por edhe shumë të tjera, krijojnë bindjen se numërimi ka patur problematika në të gjithë qarkun e Tiranës, duke krijuar shkak për rinumërimin dhe/ose rivlerësimin të të gjitha qendrave të votimit.”

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit