19.5 C
Tirana
E enjte, 6 Mars, 2025
More
    spot_img
    spot_img

    Aleati i Berishës kërkon para nga shteti për rregullimin e shtëpisë: Të paktën më paguani për punën si hamall…

    Sazan Guri, që në zgjedhjet e 11 majit është në koalicionin e madh të Sali Berishës, “Shqipëria madhështore”, është duke rregulluar shtëpinë në Berat.

    Për këtë arsye, ka kërkuar fonde nga shteti, pasi thotë se shtëpia e tij është muze.

    Në mos për shtëpinë, ai thotë të paktën ta paguanin si hamall, pasi pajisjet e shtëpisë po i ngjit vetë me krahë.

    “E dija qe keshtu do perfundoja: o sorist, o aktivist, o patronazhist o hamall se iu luta ministres se Kultures per bonusin e Uneskos qe me takonte si shtepi muze, te pakten per punen hamall se Mangalemi nuk eshte si Gjinokastra, ka pjerresi e lartesi”, shkruan ai.

    Më herët guri ishte ankuar se nuk gjente dot gomerë për të transportuar materialet e ndërtimit, tek shtëpia që po bën, pasi makina nuk shkon dot atje.

    Ndaj dhe po i mban vetë!

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit