11.5 C
Tirana
E martë, 22 Tetor, 2024
More
    spot_img
    spot_img

    Anxhela Peristeri: Jeni kujtuar shumë vonë për Luizin!

    Anxhela Peristeri ka mbështetur këngëtarin Luiz Ejllin, për lojën e tij brenda shtëpisë së Big bBrother Vip. Këngëtarja thotë se është e hapur për ndonjë bashkëpunim me Luizin. Por ajo ka edhe një kritikë, jo për Luizin, por se njerëzit e tjerë, posaçërisht artistët. Ajo thotë se tani që këngëtari është në BBV u kujtuan ta mbështesin këngëtarin.

    “Dueti me Luizin është bërë ëndërr e shumë artistëve shqiptarë. Unë jam e hapur për bashkëpunim me Luizin. Luizi ka qenë këngëtar shumë i mirë. Ajo që më vjen shumë inat është pse e vlerësojmë Luizin tani që është në Big Brother.

    Dhe nuk e kanë vlerësuar atëherë kur ka qenë për t’u vlerësuar se ka qenë artis i arrirë dhe shumë i mirë. Kur e shohin që dikush merr një famë shumë të madhe dalin e mbështesin në masë. Më parë ata njerëz as nuk ishin kujtuar për të e nuk e kishin ndërmend të bënin duet me të. Janë kujtuar shumë vonë.”, tha këngëtarja.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit