10.5 C
Tirana
E mërkurë, 15 Janar, 2025
More
    spot_img
    spot_img

    Arbër Hajdari “i tregon vendin” G Banit: Ti je xheloz për Gjestin, të ka mbetur koka te ajo kënga që ke; As Neda nuk e “kursen”: Boll se degjenerove veten

    Debatet me tone të larta kanë qenë prezente në shtëpinë e “Vëllait të Madh”, kësaj radhe jo mes njëri tjetrit, por me opinionistës e formatit.

    Pasi u transmetua klipi mes Gjestit, G Banit dhe Jozit, një përplasje e fortë e ndodhur gjate ditëve të fundit në shtëpi, Arbër Hajdari dhe Neda Balluku kanë shpërthyer kundër
    G Banity dhe sjelljeve të tij agresive kundrejt kundërshtëve në lojë.

    Kujtojmë që G Bani gjatë njëngjesit të sotëm i është drejtur me grushe në formë kërcënimi Gjestit si dhe gjatë debatit të një dite më parë e ka intimiduar fiziksiht, duke i treguar forcën, ose duke i bllokuar rrugën duke mos e lënë të kalonte.

    Në diskutim e sipër, Arbër Hajdari i drejtohet  G Banit duke i thënë se ai është xheloz për Gjestin, vëmendjen dhe lojën që i po zhvillon në shtëpi.

    Gjithashtu e ahpër ka qenë dhe Neda Balluku në një moment që G Bani nuk po e lejonte të fliste, duke i thënë këtij të fundit: “Mjaft se u degjenerove”.

    Pjesë nga debati:

    Arbër Hajdari: G Bani ka bërë sjellje të pahijshme. Ti në një lojë nuk mund të vazhdosh me sjellje intimiduese kundrejt një banori, nuk mund të përdorësh familjarët, Valbona është pjesë ë shtëpisë.

    G Bani: Valbonën ta bëjmë qëpaze?

    Arber Hajdari: Nuk bie dakort me skemat e Van Damme të tuat. Ti je askushi t’i drejtohesh me grusht një personi të shtëpisë.

    Gjesti përmes provokimit që e luan në limite, është duke i peshkuar të gjithë.

    Ti je nje xheloz, i ke përë pritë qëkur ai hyri. Të gjithë sjelljen e bën për shkak të xhelozisë që ke për Gjestin.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit