26.5 C
Tirana
E diel, 22 Shtator, 2024
More
    spot_img
    spot_img

    Arilena Ara nuk ka shkuar kurrë për pushime dhe ka një arsye pse

    Nëse shihni foto të Arilenës që duket sikur është me pushime, në fakt gaboheni. E ftuar në “A night live” – një format i Top Channel, Top Albania Radio dhe Top Music Awards nën drejtimin e Ledion Liços – këngëtarja tregoi se nuk ka bërë kurrë pushime në jetën e saj.

    “Mund t’ju duket e çuditshme, por nuk kam bërë kurrë pushime në jetën time. Thoja me vete ‘sa qejf është të ikësh me pushime’. Nuk kam pasur kohë në të gjitha llojet e dimensioneve, s’kam pasur dëshirë për të pasur kohë,” tha ajo.

    Sipas Arilenës, ajo duhet t’i meritojë pushimet dhe mendon se duhet të lodhet mjaftueshëm për të pushuar.

    “Kanë qenë vitet e mia të arta për të punuar që kur të kem një moshë t’i meritoj ato pushime, të kem një arsye për çfarë të pushoj, se një fëmijë s’kishte për çfarë të pushonte. [Menaxheri] Popi më thoshte të ikim dhe unë ia ktheja mbrapsht, i thoja se duhet t’i meritojmë ato pushime, s’jemi lodhur mjaftueshëm,” shtoi ajo.

    Arilena ka vizituar shumë vende, por gjithmonë në kuadër të punës.

    “Në moshën 18 vjeç pata fatin të shëtisja në Europë në koncerte dhe kam vizituar vende të jashtëzakonshme, por kurrë nuk e kam marrë valixhen që të nisem për pushime. Edhe sot e kësaj dite nuk bëj.”

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit