33.5 C
Tirana
E enjte, 21 Gusht, 2025
More
    spot_img
    spot_img

    Armina e stresuar nga fama: Nuk shkoj dot me pushime në Jug, se më shohin të gjithë

    Armina Mevlani ka deklaruar se pushimet në Jug të Shqipërisë i janë kthyer në një ‘makth’.

    Kjo, pasi sipas blogeres ka një mungesë privatësie. Teksa flisnin për pushimet, Armina ka zbuluar në studion e “Goca dhe Gra” se pushimet që ajo ka shijuar më së shumti janë kur ka qenë e vogël, kur ende nuk ishte e famshme.

    “Kam qenë njëherë në në Borsh tek shtëpia e nëj familje.

    Ata çdo mëngjes na sillnin vezën e freskët, pulën e freskët, drekën, darkën.

    Unë kam qenë diku tek 12 vjeç dhe i kujtoj si pushimet më të bukura me familjen.

    Tani do shkoja, por me Jugun e Shqipërisë kam probleme, gjithmonë kam përfunduar në gazetë dhe nuk më duken më pushime në këtë pikë.

    Fotografohem dhe më është kthyer në makth. Jo u dobësua, jo u shëndoshë, më është kthyer në makth.

    Nuk i vuaj komentet, por nuk ndihem rehat. Nuk e shijon dot e kupton. Ato fundjavat e kam të ndarë mendjen që do më ndodhë kjo gjëja”, u shpreh ajo në “Goca dhe Gra”.

    Deklarata e Arminës ka ardhur një ditë para protestës së thirrur nga babi i Zenit, Sali Berisha.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit