2.5 C
Tirana
E enjte, 6 Mars, 2025
More
    spot_img
    spot_img

    Artan Fuga: Ore çfarë e dini politikën ndërkombëtare ju, takim lesbikesh që përkëdhelin vithet e njëra- tjetrës?

    Akademik Artan Fuga, ka komentuar zhvillimet e fundit ndërkombëtare.

    “Kur shkrova përpara dy javësh se në planin ndërkombëtar dhe të brendshëm në vend priten gjëmime, disa propagandistë dylekësha çfarë nuk thanë: Kush je ti more babavanga që e di?

    Por, nuk ka nevojë të hedhësh fall, jo. Puna është se ne nuk kemi institute kërkimi shkencor në shkenca politike dhe gjeopolitikë.

    Nuk kemi edhe në shkenca të tjera sociale, marrin lekët kot! Jo se nuk ka njerëz të zotë, por lubia politiko-burokratike e ka kapur drejtimin e tyre për fyti!

    Ne kemi propagandistë që përsërisin fraza pa kuptim.

    I shihni gjëmimet? Po? Jooo, nuk i dëgjoni mirë! Ato lidhur me Ukrainën janë ende larg. Do të vijnë fare afër.

    Ca merren me skenat në zyrën ovale. Pse çfarë e dini politikën ndërkombëtare ju? Takim lejsbikesh: :)) që në qejfin e tyre përkëdhelin vithet e njëra tjetrës!

    Është e ashpër, e egër, cinike marrëdhënia ndërkombëtare. Më i forti sundon dhe shkel me këmbë më të dobtin. Kur shfaqet hapur kjo xhungël edhe budallai ta kuptojë. Por, ca nuk duan ta kuptojnë!

    U la Ukraina pasi u fut në qorrsokak!

    Trishtim.

    Po pse nuk u la më përpara Aganistani, Iraku në dorën e nuk e di se kujt që të mos përdor terma tani!

    Miqtë ngelën në aeroporte si ai miku në shi! Pa dollarë, pa euro, pa mbrojtje, thjesht  braktisje.

    E ja kjo është politika ndërkombëtare, mos bëhemi si gjyshe plaka tani që rrinë te porta dhe thonë : Uuuu korba!

    Ata dijetarët injorantë kapen te skenat e zyrës ovale, të improvizuara dhe prej këtej nga Farka, Varri i Bomit, a Selita, me një idiotizëm dhe mendjetrashësi të pashoqe gjykojnë skenën ndërkombëtare.

    O pika ne thuaj, në çfarë derexheje e kemi çuar gjykimin shkencor!

    Kur dëgjova disa drejtorë shkencash para disa ditësh se çfarë flisnin dhe si flisnin duke u spërdredhur ndaj atij që i kishte emëruar arbitrarisht më erdhi për të qarë”, shkruan ai.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit