Ira Mestani dhe Gerta Hoxha, të cilat menaxhojnë faqen astrologjike “Binjakët”, kanë analizuar disa prej banorëve dhe shenjave të tyre të horoskopit:
-Bricjapët nuk janë për atë format, pasi janë shumë seriozë dhe do mërziteshin, do stresoheshin dhe do dilnin. Për këtë format është Gaforrja, shenjë kardinale. E ka provuar si Luizi dhe Olta. Dashi, shenjë kompetitive e ka provuar, fituesit e kaluar si Egla dhe Iliri. Edhe Virgjëreshat kanë shkuar në finale: Donaldi, Juli, Romeo.
-Këtë vit Virgjëresha është vetëm Egli.
-Për Laertin, që është Peshqit, thuhet që është një shenjë dramatike që nuk po e nxjerr potencialin e tij të plotë. Ndoshta sepse nuk po përshtatet aty, është brenda guaskës së vet.
-Ky BBV është i vajzave sepse i kanë vënë shumë në hije të gjithë meshkujt e tjerë.
-Kemi shumë Ujor. Valbona, Xumi. Amberi është fiks Ujor, ta thotë atë që ka fiks direkt në sy, nuk ka frikë fare. Nuk e ka problem, nëse do të ketë hatërmbetje aty, sepse e di që kur të dalë do jetë ndryshe. Është shumë personazh, shumë karizmatike.
Nga cilat shenjat të zodiakut mund të kemi potencial?
“Thamë që është viti i Gaforres. Rozana është e padiskutueshme, Gerta dhe Gjesti, me gjithë reagimin që pati publiku dhe dashurinë e madhe që ka marrë. Edhe Laerti në finale. Kemi një Gaforre, Luan, Demi, Peshqit dhe Amberi”.