21.5 C
Tirana
E enjte, 19 Shtator, 2024
More
    spot_img
    spot_img

    Bëhesh 50 vjeç dhe papritur nuk të hyn më në punë asgjë që ke mësuar! Bota e re dhe si mund të mbijetosh në të

    Yuval Noah Harari është një nga intelektualët më të njohur të kohës sonë dhe ka fituar famë botërore me librat e tij. Është historian dhe akademik me shtetësi izraelite.

    Në një nga intervistat e tij Harari përshkruan me ngjyra të gjalla botën e re që po vjen te ne me një ritëm të përshpejtuar, të nxitur nga teknologjitë e reja të lidhjes dixhitale, inteligjencës artificiale dhe bioteknologjisë.

    Ajo që e bën këtë botë të re emocionuese dhe të frikshme në të njëjtën kohë është fakti se pushteti politik do të ishte katalizatori që do ta bënte të ardhmen ose një parajsë përparimi të bazuar në vlera liberale ose një makth totalitarizmi me përmasa të papara në histori.

    Pjesë nga intervista:

    Mendoni se demokracia dhe rendi liberal janë të kërcënuara.

    Po, janë të kërcënuara. Por sidoqoftë, demokracia është gjithmonë e kërcënuar sepse kërkon shumë parakushte në mënyrë që të lulëzojë. Demokracia është si një lule e rrallë që nuk mund të rritet kudo. Sa u përket vlerave liberale, po, ato janë nën sulm, por ne gjithashtu duhet t’i kujtojmë vetes se ato janë në të vërtetë më të përhapura dhe më të forta se kurrë më parë në histori.

    Përkundër kësaj, ekziston ndjesia se një xhungël po rritet përreth, siç thotë historiani Robert Kagan. Ka një bollëk teorish konspirative dhe mosbesim ndaj autoritetit dhe demokracisë. Si luftohet kundër kësaj?

    Mund ta luftojmë këtë në shumë mënyra. Në çështjen e teorive të konspiracionit, nuk mund të luftohet vetëm duke bombarduar njerëzit me fakte dhe statistika shkencore e kështu me radhë, sepse njerëzit mendojnë sipas fjalëve, jo sipas numrave. Atyre ju duhet një histori e mirë. Shpesh është e vështirë sepse e vërteta është shumë më e komplikuar dhe më e dhimbshme sesa trillimet. Kur ju tregoni një histori plotësisht të trilluar, mund të tregoni një histori që është e thjeshtë. Ju mund t’ua zbukuroni njerëzve dhe atyre do t’ju pëlqejë. E vërteta është zakonisht më e komplikuar dhe e dhimbshme. Pra, na duhet një urë lidhëse midis botës shkencore dhe popullatës së përgjithshme. Unë e shoh punën time si pjesë e asaj ure, marrjen e gjetjeve dhe zbulimeve më të fundit të shkencës dhe përcjelljen e tyre në mënyrë të kuptueshme dhe madje argëtuese për publikun e gjerë.

    Ju keni shkruar për një kategori njerëzish që do të jetë e padobishme në të ardhmen për shkak të inteligjencës artificiale dhe përmirësimit të teknologjisë. Sot ka njerëz që kanë frikë. Ata thonë se treni i globalizimit po ecën shumë shpejt. Ata duan të zbresin nga treni. Pyes veten nëse besimi në teoritë e konspiracionit, mosbesimi tek politikanët, mosbesimi tek shkenca është hakmarrja e tyre në një farë mënyre?

    Në një farë mënyre mund të thuash se është një hakmarrje. Por është një hakmarrje që i lëndon po aq shumë sa kushdo tjetër. Vetëm besimi i disa teorive konspirative nuk do ta ndalojë marshimin e teknologjisë. Nuk do ta përmbysë globalizimin dhe nuk do t’ju sigurojë një punë nëse jeni i papunë.

    Unë mendoj se sfida e madhe me të cilën po përballemi – nëse flisni për tregun e punës dhe humbjen e vendeve të punës – nuk është se teknologjia po shkatërron plotësisht vendet e punës. Teknologjia po shkatërron vendet e punës, por krijon edhe vende të tjera pune.

    Problemi është rikualifikimi dhe rikrijimi i vetvetes. Për të qëndruar në lojë në shekullin XXI, do të duhet të rikualifikoheni dhe të rishpikni veten, jo vetëm një herë në jetën tuaj, dhe këtë ta bëni disa herë. Dhe kjo plr disa është jashtëzakonisht e vështirë.

    Përgjatë historisë, ka qenë e zakonshme ta ndaje jetën në dy pjesë. Kur je i ri më së shumti mëson, zhvillon aftësitë tua, fitoni aftësi. Pastaj, rritesh dhe kryesisht punon dhe përdor ato që ke mësuar në rini. Sigurisht, mëson gjëra të reja, por kryesisht ka ndarje.

    Tani kjo ndarje është prishur plotësisht. Deri në moshën 50 vjeç, shumica e asaj që ke mësuar në shkollë është plotësisht e parëndësishme. Aftësitë që ke fituar nuk janë më të nevojshme. Pra, duhet të rishpikësh veten dhe për këtë të duhen aftësinë për të vazhduar të mësosh gjatë gjithë jetës tuaj. Për më tepër, duhet të kesh aftësinë psikologjike për ta mbajtur mendjen fleksibël, për të vijuar me rishpikjen e vetes.

    Imagjino që ishe shofer taksie dhe tani shoqëria nuk ka nevojë për shoferë taksie, sepse njerëzit kanë automome. Tani atyre u duhen më shumë mësues joge. Pra, nuk ka të bëjë me të fituarit e një aftësie të re, por me përvetësimin e një personaliteti të ri.

    Mësuesit e jogës zakonisht kanë personalitete të ndryshme nga shoferët e taksive. Pra, a do të ishit në gjendje ta bënit këtë apo jo? Ky është çelësi për mbijetesë në shekullin XXI.

    Por, a kërkojmë shumë nga njeriu mesatar?

    Ndoshta, po. Por historia nuk do t’i japë ulje askujt. Nëse keni mbetur pas dhe nuk mund t’ia dilni, atëherë nuk mund të ankoheni. Ju nuk mund të thoni: “Prit, ngadalësoje shpejtësinë për mua”. Le të kujtojmë revolucionin industrial të shekullit XIXI, kur disa vende u industrializuan së pari. Britania, Franca, ShBA dolën në krye, ndërsa shumica e vendeve të tjera mbetën shumë mbrapa.

    Këto vende thanë për industrializimin: “këtë mund ta bëjnë britanikët, por këtu në Greqi, Egjipt ose Kinë kemi detyra më urgjente për të bërë”. Epo, për disa dekada këto vende u bënë koloni zyrtare ose jozyrtare amerikane, ose britanike ose gjermane. Dhe po ndodh përsëri me inteligjencën artificiale dhe bioteknologjinë.

    Përsëri, ka një ndarje: disa vende po udhëheqin botën në këtë revolucion të ri industrial dhe shumica mbeten shumë prapa. Dhe hendeku tani është edhe më i madh. Në shekullin XIX kishte një hendek midis dikujt që kishte anije me avull dhe hekurudhave dhe dikujt që nuk kishte.

    Por hendeku midis dikujt që ka inteligjencën artificiale dhe dikujt që nuk e ka është shumë më i madh. Në shekullin e XXI, për ta bërë një vend koloni, nuk të duhet të dërgosh tanket. Thjesht duhet të marrësh të dhënat. Tani po shohim një formë të re të imperializmit – ju mund ta quani atë “kolonializëm i të dhënave”.

    Gjithçka ka të bëjë me të dhënat. Vetëm imagjinoni situatën pas 20 vjetësh, kur dikush në Moskë, në Pekin ose në Uashington mund të ketë të gjitha të dhënat personale të çdo politikani, çdo gazetari, çdo gjykatësi, çdo oficeri ushtarak. Ata do të dinë të gjitha të dhënat tuaja mjekësore, problemet tuaja, sëmundjet tuaja të së kaluarës.

    Ata do të kenë njohuri për të gjithë jetën tuaj seksuale dhe për këdo që keni njohur në 30 vitet e fundit. Ata do të dinë çdo ryshfet që keni marrë, çdo shaka që keni thënë ndonjëherë për një grup ose një pakicë. A do të jetë ndonjëherë një vend i pavarur në një skenar të tillë apo do të jetë një koloni e të dhënave?

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit