7.5 C
Tirana
E premte, 6 Mars, 2026
More
    spot_img
    spot_img

    Belinda Balluku: Ja e vërteta e 300 apartamenteve, jahteve dhe limuzinat e mia

    Ish-zv.kryeministrja Belinda Balluku ka reaguar për herë të parë ndaj hetimit që po zhvillon SPAK në ngarkim të saj.

    Në një deklaratë për shtyp, Balluku shprehet se ndaj saj po zhvillohet gjyq publik.

    “Prokurorë e gjyqtarë do bëjnë detyrat e tyre pa u ndikuar nga gjyqet publike, nga të pavartëtat apo gënjështrat.

    Hetimi që ka nisur prej muajsh nuk e kam penguar kurrë as në pozicionin tim si ministër apo si qytetare e republikës.

    Të vijojë të nxjerrë të vërtetën. Nuk kam as 300, as 30 apartamente. Nuk kam as limuzina, as jahte, as helikoptere.

    Të gjitha këto janë pjesë e një gjyqi publik që bëhet me lehtësinë me të madhe, por për të thënë të drejtën unë jam rritur me gjyqe publike.

    Ndoshta kurrizi ma mban sepse jam trajnuar dhe kalitur që e vogël. Unë di të bëj punën time.

    Kam ngarkuar qeverinë shqiptare me një peshë që nuk e meriton për shkak të rezultateve që kjo qeveri ka sjellë”, tha ajo.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit