spot_img
spot_img

3 muaj para Kryeministrisë, por Adriatik Lapajt si del inati me Endri Shabanin: Njeri pa moral dhe modeli më i pisët për rininë

spot_img

Adriatik Lapaj në një intervistë nga protesta përballë Kryeministrisë, e konsideroi Endri Shabanin si modelin më të pistë dhe më të keq që mund t’i ofrohet rinisë. Sipas Lapajt një shoqëri s’e vret vetëm krimi i organizuar, por mungesa e moralit.

“Duke dhënë modelin që të gjithë shiten, të gjithë e bëjnë për një vend pune, të gjithë e bëjnë për një post, ai është modeli më i keq, më i pistë që mund t’i ofrohet rinisë.

Një shoqëri s’e vret vetëm krimi i organizuar, por një shoqëri fillimisht e vret mungesa e moralit. Morali në politikë, morali në shoqëri, morali në administratë, morali në jetë, imponon pastaj një sjellje tjetër të shoqërisë.

Vrasja e moralit në politik, vrasja e moralit në jetën publike, është po aq e rrezikshme sa krimi i organizuar”, tha Lapaj.

Kujtojmë që prej afro 3 muajsh Adriatik Lapaj dhe aktivistë të tjerë të “Shqipëria Bëhet” po protestojnë para Kryeministrisë.

Lajmet e fundit