15.3 C
Tirana
E premte, 16 Maj, 2025
More
    spot_img
    spot_img

    Berisha vjedh votat e demokratëve: Meta- Idrizi morën 3 deputetë me 8800 vota, Alimehmeti mbetet jashtë Kuvendit edhe pse i vetëm mori 16 mijë vota

    Në të katërtat zgjedhje të përgjithshme radhazi, Partia Demokratike vendosi të fusë brenda listave të saj ata kryetarë të partive aleate, të cilët pranuan të bëjnë koalicion parazgjedhor.

    E njëjta situatë ndodhi edhe në zgjedhjet e 11 majit, kur disa forca politike, Partia e Lirisë, Partia Republikane, PDIU, PBDNJ dhe PAA u futën brenda listave të PD-së me përfaqësuesit e saj në listat e mbyllura.

    Por në një analizë të votave të marra në qarkun e Tiranës ku dy prej këtyre forcave politike patën kandidatë në listat e sigurta dhe kryetarët e tyre në listat e hapura, rezulton se ato kanë përfituar më shumë se sa PD-ja ka shtuar vota në shportën e koalicionit të djathtë.

    Konkretisht, Partia e Lirisë ka futur dy deputetë të sigurt në listën e Tiranës, ndërsa kryetari i saj, Ilir Meta u fut në listën e hapur.

    Sipas të dhënave zyrtare të KQZ-së, rezulton se Meta ka marrë deri tani 7092, kur mungojnë rreth 100 kuti dhe 42 mijë zarfe të Diasporës. Kjo do të thotë se me 7092 vota, Meta ka përfituar dy deputetë të sigurtë në Kuvend vetëm në Tiranë.

    Akoma më e keqe është analiza e votave të PDIU-së. Mesila Doda ishte në listën e sigurt të demokratëve, ndërkohë që Shpëtim Idrizi ka marrë 1786 vota në listën e hapur.

    E ndërsa Meta dhe Idrizi kanë futur 3 deputetë në listën e sigurt me 8800 vota, jashtë Parlamentit mbeten ata që morën mijëra vota nga demokratët, Ilir Alimehmeti me 15693, Asllan Dogjani me 6437 vota, Myslim Murrizi 5628 dhe Grigels Muçollari me 4724 vota.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit