Nëse ke qëndruar në shpellë dhe s’e di, s’të gjykojmë, por të themi se Big Basta fitoi “Ferma VIP”. Ai tregoi edhe se ç’do bëjë me 100 mijë eurot që fitoi, duke u shprehur se do t’i përkushtohet muzikës dhe albumit të tij të ri.
“Planet kryesore janë publikimi i albumit, ku më ka mbetur vetëm një këngë për ta përfunduar. Do të bëj edhe promovimin e tij”, tha ai, duke shtuar se edhe do të kalojë më shumë kohë me njerëzit e dashur.