spot_img
spot_img

Rrëfehet Bes Kallaku: Nga pranimi i veseve te mesazhi i nënkuptuar për Xhensilën

spot_img

Bes Kallaku ka publikuar këngën e tij më të fundit, “Rrëfimi”, që më shumë se një projekt muzikor, duket si një pasqyrim i rrugëtimit të tij personal, si një rrëfim i versionit të tij të historisë.

Sikundër pritej, në mënyrë të nënkuptuar, ai duket se nuk ka kursyer as ish-bashkëshorten e tij, Xhensila Myrtezaj.

“Janë thënë ç’a s’janë thënë,

Por hiç s’i përfilli,

Mes meje e teje,

Dihet kush është thëngjilli”,thuhet në vargjet e këngës, tekstin e së cilës e ka shkruar vetë Besi.

Mes rreshtave, ai lë të kuptohet se për shkak të periudhave të vështira, ka rënë pre e disa zakoneve të këqija, një kohë që, sipas tij, nxori në pah edhe fytyrat e vërteta të njerëzve përreth.

“U zhyta edhe n’vese,

Po, po, e vërtetë,

Por a m’pyeti njeri:

O Bes, ç’a ke, pse nuk flet?”, vijon më tej kënga.

Megjithatë, përtej rrëfimit të ngarkuar emocionalisht që sjell ky projekt, duket se Besi e ka lënë pas këtë kapitull të jetës së tij. Së fundmi, ai ka nisur një histori të re dashurie me një vajzë të quajtur Ejona.

Lajmet e fundit