20.5 C
Tirana
E premte, 25 Tetor, 2024
More
    spot_img
    spot_img

    Bledi: Kristi do Luizin, Luizi do Kiarën, Kiara do famën!

    Një tjetër debat shkaktoi zhurmë në shtëpi dhe ishte ai mes Luizit me Kristin. Debati mes tyre si gjithnjë, kalon edhe në ofendime. Sipas Kristit, mënyra se si Luizi komunikon është arrogante dhe se ai vetëm përdor banalitete. Ndërkohë që i tha edhe injorant. Kjo situatë u diskutua edhe nga opinionistët e më pas mbylljen e bëri Bledi. Ja një pjesë nga diskutimi:

    Zhaklina: Kjo aleancë mes Kristit dhe Deas, nisi që javën e kaluar kur u futën banorët e rinj. Është normale, kanë shumë aty brenda. Unë nuk kam ndjerë ndonjë romancë mes tyre. Thjeshtë kanë ndjerë parfumet dhe kaq. Thjesht kanë krijuar aleancë për të shkuar bashkë deri në fund të lojës.

    Luizi: Po e bëjnë për lojë këto, nuk ka romancë?

    Dea: Jo pra, nuk ka romancë.

    Zhaklina: Nuk ka pasur as romancë, as puthje.

    Dea: Në të gjithë qëndrimin tonë në Big Brother, Kristi më ka kuptuar dhe më ka ardhur natyrshëm të miqësohem me të.

    Kristi: Ne bëmë ironi me situatën që krijove ti.

    Arbëri: Këtë situatë e kam parë edhe më përpara, vetëm se tani është shtuar edhe Dea. Nuk mund të them nëse ata e kanë bërë apo jo për lojë. Mendoj se mes tyre ka një aleancë, që Luizit nuk i pëlqen. Gjatë gjithë kohës, Luizi nuk mund të mos rri pa u marrë me dikë. Luizi është shumë i vëmendshëm në lojë dhe ky debat është shumë i fabrikuar.

    Bledi: Djali i tij planprishës, Maestro tani është jashtë. Kristi ka patur luhatje. Në këtë ecje, ka meritë Kristi, Luizi, por edhe Olta. Tani që Kristi u burrërua në lojë, është vënë në lëvizje. Ai tani po tund flamurin e pavarësisë në ballkonin e lojës së tij. Kristi do Luizin, Luizi do Kiarën dhe Kiara do famën.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit