9.5 C
Tirana
E mërkurë, 23 Tetor, 2024
More
    spot_img
    spot_img

    Bledi vetësakrifikohet- zeron nominimin e Oltës dhe i bën dhuratën e madhe Kiarës!

    Bledi Mane ka vendosur të “vetësakrifikohet” dhe të lërë shtëpinë e Big Brother VIP, duke hequr dorë kështu edhe nga cmimi i madh i programit. Gazetari e bëri publike zgjedhjen e tij në nisje të ‘Prime’. Ai u shpreh se në këtë mënyrë, ka kërkuar t`i bëjë një dhuratë Kiarës, që të mos dilte ajo nga shtëpia e famshme.

    “Kam një lajm të gëzuar. Dua t’i bëj një surprizë një prej vajzave këtu që nëse largohet do e dëmtoj shtëpinë. Meqë Olta e nisi mëkatin unë nuk dua ta aderoj. Nuk ka rëndësi nëse unë largohem apo qëndroj deklaroj me vullnet të plotë që unë do të largohem nga kjo shtëpi.

    Unë dua Kiarën në shtëpi sepse Kiara i duhet jo vetëm marrëdhënies po një shtëpi pa Kiarën do degradonte në sjelljen e lojtarëve. Arbana kur ta shihni të nevojshme më thuaj të takohem me banorët”, tha Bledi.

    Bledi shtoi po kështu se dalja e moderatores mund të ndikonte edhe tek Luizi.

    “Ti do ta gëzosh shtepine, le të jete kristalizimi i  dashurise. Me ty prane Luizi mund te iki me larg, me pak agresiv”, tha Bledi.

    Dy ditë më parë, një zarf i kuq u fut nga Vëllai i Madh në shtëpinë e Big Brother për Oltën. Grupi i saj u shpall fitues në lojën me litar, për pasojë Olta pati një avantazh në lojë. Aktorja hapi zarfin dhe pati mundësinë të dërgonte tre banorë në televotim. Ajo zgjodhi që të nominonte Kiarën, Luizin dhe Bledin.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit