23.5 C
Tirana
E shtunë, 26 Tetor, 2024
More
    spot_img
    spot_img

    Bleona rikthehet fuqishëm me “Stani”: një himn për globalizimin e muzikës shqiptare!

    Këngëtarja shqiptare Bleona Qereti është rikthyer me një projekt të ri muzikor, dhe po në mënyrë unike siç di vetëm ajo.  “Stani” titullohet kënga e re që ndërthur muzikën shqipe me një frymë bashkëkohore dhe provokuese!

    Teksa jemi në kohën e koncerteve madhështore, Bleona shikon me krenari pas, por vazhdon të jetë një hap përpara. Ajo ka kaluar në një tjetër nivel, atë të bashkëpunimeve ndërkombëtare.

    Është hera e parë në historinë e muzikës shqiptare që një label amerikan do të promovojë dhe shpërndajë muzikë shqiptare.

    “Stani”, një këngë e shkruar për sopranon e njohur, të madhen Tefta Tashko Koço nga pena e Lasgush Poradecit, rikthehet me krenari si një perlë e trashëgimisë kulturore, por me vulën unike të Bleonës.

    Videoja është e bazuar në mitologjinë greke, konkretisht tek Amazonat, të cilat ishin bijat e Aresit, perëndisë së luftës. Dhe “Stani” është pikërisht një përrallë, një histori e një Amazone që magjeps të gjithë me bukurinë e saj “vrastare”.

    “Uria” për muzikë dhe art cilësor e shtyu të bashkëpunojë me producentët më të famshëm në botë. Ajo është artistja e parë shqiptare me një kontratë ekskluzive me një nga kompanitë më të njohura muzikore në SHBA – Create Music Group.

    “Stani” është vetëm fillimi… i një dekade të re të Bleonës në muzikën botërore dhe shqiptare.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit