Orët para dorëzimit të ish deputetit Bllako në polici, bënë mjaft bujë mediatike pasi ai nuk po lokalizohej.
Lorenc Vangjeli, ka deklaruar se një telefonatë e një personi të rëndësishëm e ka bërë Bllakon të arsyetojë dhe të dorëzohet, ashtu siç kishte deklaruar edhe vetë, me dorëheqjen nga mandati i deputetit.
“Për tetë orë, ndryshe nga sa pohohet, nuk dihej ku ishte zoti Bllako. Deri në momentin që mendohet se një telefonatë i ka rrëfyer me mirësjellje, që duhet të ushtronte detyrën e tij si qytetar i Republikës dhe të përballej me ligjin.
Mendohet se pati një telefonatë, që i kërkoi të respektonte atë që kishte thënë vetë, të shkontë dhe të dorëzohej.
Zoti Bllako është një djalë i ri. Pavarësisht të gjithë gjërave, trokiti vetë në derën e drejtësisë. Kemi patur dikur model tjetër, që na turpëron”, tha Vangjeli.