spot_img
spot_img

I kërkuari tenton të vrasë efektivin e “Shqiponjave” në Dibër, e shtyn nga lartësia kur shkoi ta arrestonte

spot_img

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në qytetin e Dibrës, ku një shtetas ka tentuar që të vrasë një efektiv policie.

Burime për mediat bëjnë me dije se efektivi i “Shqiponjave”, 40-vjeçari Gentjan Meda, ka mbetur i plagosur pasi është shtyrë nga shtetasi të cilin do e arrestonte.

E gjithë ngjarja ka ndodhur në momentin kur forcat e policisë janë futur në një banesë trekatëshe për të arrestuar autorin e dyshuar.

Dyshohet se ky i fundit ka shtyrë efektivin, megjithatë nuk përjashtohet as pista që ai mund të jetë plagosur me armë zjarri pasi raportohet se në vendin e ngjarjes janë dëgjuar dhe krisma armësh.

Efektivi i plagosur fillimisht ka marrë ndihmën e parë në spitalin e Peshkopisë, ndërsa më pas është transportuar me helikopter drejt Tiranës për mjekim më të specializuar.

Lajmet e fundit