12.5 C
Tirana
E enjte, 26 Mars, 2026
More
    spot_img
    spot_img

    Bordi i Transparencës vendos uljen e çmimit të karburanteve

    Bordi i Transparencës ka vendosur këtë të enjte, uljen e çmimeve të karburanteve në vend, në reflektim të lëvizjeve në bursën ndërkombëtare Platts të Mesdheut.

    Sipas njoftimit zyrtar, në tregjet ndërkombëtare është shënuar një rënie e çmimit të benzinës me 3.35 dollarë për ton dhe e gazoilit me 7.1 dollarë për ton krahasuar me datën 25 mars.

    Si rrjedhojë, Bordi ka përcaktuar çmimet e reja tavan për tregun vendas:

    Çmimi me pakicë i gazoilit (standardi SSH EN 590) nuk duhet të kalojë 203 lekë për litër, ndërsa me shumicë 191 lekë për litër.

    Çmimi me pakicë i benzinës nuk duhet të kalojë 175 lekë për litër, ndërsa me shumicë 163 lekë për litër.

    Vendimi do të hyjë në fuqi sot, më 26 mars, në orën 18:30 dhe do të mbetet në fuqi deri në mbledhjen e ardhshme të Bordit.

    Autoritetet theksojnë se Bordi i Transparencës nuk përcakton çmimin e naftës bruto, por vetëm çmimet e nënprodukteve si gazoili, benzina dhe gazi i lëngshëm, bazuar në lëvizjet e bursës së Mesdheut dhe kursin e këmbimit të dollarit.

    Gjithashtu, bëhet me dije se institucioni cakton vetëm marzhet maksimale të fitimit për operatorët, ndërsa elementët e tjerë të çmimit mbeten të pandryshueshëm.

    Ministria e Ekonomisë dhe Inovacionit, në bashkëpunim me Ministrinë e Financave dhe atë të Infrastrukturës dhe Energjisë, deklaron se është e angazhuar për mbrojtjen e konsumatorëve dhe garantimin e konkurrencës së ndershme në treg.

    Ndërkohë, operatorët e tregtimit të karburanteve paralajmërohen për zbatimin rigoroz të vendimit. Në rast shkeljesh, autoritetet njoftojnë se do të aplikohet pezullimi i aktivitetit.

    Institucionet shtojnë se janë në monitorim të vazhdueshëm të tregjeve ndërkombëtare, për të reaguar në kohë ndaj çdo ndryshimi të mëtejshëm të çmimeve.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit