Pas disa vitesh hetimet autoritetet italiane kanë goditur një nga rrjetet më të rëndësishme të trafikut ndërkombëtar të dograve me bazë në Durrës.
Nga hetimet ka rezultuar se drejtuesi i kësaj organizate është Xhevdet Troplini i njohur me pseudonimin Poja, një emër jo i panjohur dhe për autoritetet shqiptare.
Një ndër të paktat pamje të Troplinit, është një dalje e tij për mediat krah Ilir Metës.
Por, ndërsa mediat e familjes Berisha raportonin për të, duke e quajtur një njeri që ka blerë vota për socialistët dhe është denoncuar nga Berisha, kanë retushuar pamjet e tij krah Ilir Metës.
Tani nëse e akuzojnë se ka punuar për PS-në, duhet të shpjegojnë edhe pse shfaqej krah Ilir Metës në publik.
Dhe nuk është vetëm në një dalje në fakt.
Ka edhe foto të tjera me Metën, bashkë me një tjetër personazh të botës së krimit, Altin Hajri.