Këngëtarja e njohur, Gjyste Vulaj, ka reaguar së fundmi në rrjetet sociale lidhur me puthjen që Brikena shkëmbeu me Mateo.
Përmes një postimi në InstaStory, ajo u shpreh se gjithçka mund të ketë nisur si lojë, por ndjenjat nuk mund të shkruhen sipas një skenari.
Gjithashtu ajo në postim, uron Brikenën që të ketë një rrugë të bardhë siç ka zemrën.
“Mund të ketë nisur si lojë… por ndjenjat nuk shkruhen me skenar. Të ruajt Zoti, oj çikë, e ta bëftë rrugën e bardhë, ashtu siç e ke zemrën. E bukur brenda dhe jashtë, siç ka ditur vetëm Zoti të të krijojë,” shkruan ajo në postim.




