17.5 C
Tirana
E enjte, 26 Mars, 2026
More
    spot_img
    spot_img

    “Çfarë nate gallatë” – Jorida Tabaku shfaqet e lumtur me ministret e Ramës

    Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, ka publikuar një foto në rjetin social “X”  me një grup shoqëror.

    Ajo që bie në sy nga fotoja e publikuar është prania e dy ministreve të kabinetit qeveritar “Rama 3”.

    “Çfarë nate gallatë”, ka shkruar deputetja Tabaku në mbishkrimin e fotos ku shihet ministrja e Arsimit, Ogerta Manastirliu dhe ministrja e Kultures, Elva Margariti.

    Ne i shikojnë në Kuvend, ose në Komisionet Parlamentare, ku shpesh herë përballen ashpër me njëri-tjetrin si kundërshtarë politikë.

    Por disa herë, politikanët tanë kanë njohje shumë të vjetër me njëri- tjetrin, fjala bie për periudhën e gjimnazit.

    Dhe ky është një prej rasteve, pasi Jorida Tabaku dhe ministret Ogerta Manastirliu e Elva Magariti kanë qënë shoqe në një klasë, në gjimnaz.

    Në maturën e vitit 1998, në gjimnazin “Sami Frashëri” në Tiranë. Kjo shpjegon edhe arsyen e mbledhjes së këtij grupi ‘gocash’ në një festë me njëra-tjetrën.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit