Kryegazetari i familjes Berisha, i ka bërë thirrje popullit të ngrihet kundër Edi Ramës.
Sipas tij, nuk duhet pritur vdekja e Berishës për t’u ngritur ndaj Ramës, se dhe po ndodhi kjo, ai prapë do i vjedhe zgjedhjet.
“Plani i veprimit është se çfarë do bëjnë shqiptarët. Opozita për herë të parë certifikoi shqiptarët se u vodhën. Nuk ka sot shqiptar përveç ndonjë fanatiku që nuk thotë u vodhën. Tani opozita e certifikoi dhe duhet ta pranojë vjedhjen.
Tani ata shqiptarë që e kanë të certifikuar vjedhjen, do e pranojnë apo s’do e pranojnë. Nuk është më çështje opozite. Sill çfarëdo opozite ti, në qoftë se Rama do ti vjedhë, i vjedh. Problemi është do ja pranojmë apo s’do ja pranojmë vjedhjen.
Se edhe kjo teza se Rama vjedh sa të jetë Berisha, se kur të vdesë Berisha, Rama nuk vjedh, se pastaj do një opozitë tjetër. Këtë vetëm naivët mund ta pranojnë. Po a ishte Basha, pse ja vodhi? Rama vodhi edhe veten në 2019. A konkurroi vetëm në të gjithë Shqipërinë. I dolën vetëm 8 për qind pjesëmarrës në të gjithë Shqipërinë. Konkurroi vetëm, me një kandidat dhe 14 ditë ka bërë KQZ për të nxjerrë rezultatin final, sepse duheshin shtuar numrat. Ai vodhi edhe vetëm, kur ishte vetëm. Nuk rri dot ajo racë pa vjedh. Nuk rri dot.
Nuk është luftë për votën. Është luftë për mbijetesën. E pranuam 45 vjet. E njëjta skemë është. Bastardët e majtë nuk dinë të bëjnë gjë tjetër vetëm të përsërisin veten. Këta përsërisin veten. Në ‘46 doli një intelektual nga Shkodra, brilant, por i çmendur për kohën. Krijoi parti politike, Pjetër Arbnori. U arrestua e bëri 28 vjet burg në Burrel se kishte krijuara parti politike në ‘46. Është njëlloj sikur sot ti vesh faj opozitës pse vjedh Rama. Është njëlloj si ti vesh faj Pjetrit pse e la Enverin të vidhte.
Kjo është çështje principesh në demokraci. Do e njohësh apo jo vjedhjen. Do njësohesh me të apo jo. Është kaq e thjeshtë. Ti mos prano vjedhjen. Kurrë mos ardhtë Sali Berisha. Në qoftë se demokracia është vote, në qoftë se ju doni regjim, vazhdoni. Këtu ke njerëz që kanë bërë burg në kohë të Enver Hoxhës. Mund të ketë probleme psikike Spartak Ngjela. Është vjedh nga Edi Rama në 2003. Është përseritur në gjysmën e qendrave të votimit zgjedhjet sepse ja vodhi haptas. Edhe Ngjela e mundi Ramën në 2003. Ja vodhi. Gjykata vendoi që në 50 për qind të përsëriteshin zgjedhjet në qendrat e votimit. Njeriu që u vodh nga Rama del e thotë sot legjitimoni vjedhjen. E legjitimon vjedhjen. Ai është vjedhur vetë. Është me vendim gjykate, kemi protestuar 3 muaj për votat e Spartak Ngjelës. Ngjelën vodhi, nuk më vodhi mu. Por pasojat i vuan gjithë Shoqëria. Ne e kishim raportin me votën”, thotë Çim Peka.