9.5 C
Tirana
E hënë, 26 Janar, 2026
More
    spot_img
    spot_img

    Çmendet babai në Durrës: Qëllon me thikë në mes të rrugës vajzën e vet, ndërhyn kalimtari “hero” për të shpëtuar 24-vjeçaren

    Një ngjarje tronditëse u regjistrua mëngjesin e ditës së sotme në qytetin e Durrësit ku shtetasi i identifikuar si Mikel Ndoj, qëlloi me thikë vajzën e tij 24-vjeçare.

    Përmes një njoftimi zyrtar, Policia e Durrësit ka hedhur më tepër dritë lidhur me këtë krim i cili ndodhi vetëm pak minuta më parë në lagjen nr.12 të qytetit bregdetar.

    56-vjeçari Mikel Ndoj, në rrethana ende të paqarta ka plagosur me thikë vajzën e tij, Xhesika Ndoj. Në momentin që ai po e qëllonte të renë, për të parandaluar tragjedinë ka ndërhyrë një kalimtar i rastit.

    Si pasojë, edhe ky i fundit mbeti i plagosur dhe së bashku me 24 vjeçaren ndodhen aktualisht në spitalin e qytetit të Durrësit, fatmirësisht jashtë rrezikut për jetën.

    Ndërkohë, Mikel Ndoj, menjëherë pas ngjarjes u largua me shpejtësi, teksa policia është vënë në ndjekje të tij me qëllim gjetjen dhe arrestimin.

    “Më datë 26.01.2026, rreth orës 10:03, shtetasi M. N., 56 vjeç, në rrethana ende të paqarta, ka plagosur në rrugë me mjet prerës (thikë) vajzën e tij, shtetasen Xh. N., 24 vjeçe, banuese në lagjen nr. 12, Durrës.

    I plagosur ka mbetur edhe shtetasi O. M., kalimtar i rastit, i cili ka ndërhyrë në momentin që babai ka plagosur vajzën me mjet prerës (thikë). Të dëmtuarit ndodhen në Spitalin Rajonal Durrës, nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

    Punohet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit. Ndërkohë, shërbimet e Policisë po vijojnë punën për kapjen e 56-vjeçarit”, thuhet në njoftimin e Policisë.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit