21.5 C
Tirana
E enjte, 24 Tetor, 2024
More
    spot_img
    spot_img

    Çmenduri në Fieri: Djali tenton të djegë të gjallë dy prindërit, duke i vënë zjarrin shtëpisë

    Policia ka vendosur në pranga një 42-vjeçar, i cili tentoi të digjte prindërit duke i vendosur flakën banesës.

    Altjon Sulejmani raportohet se i ka vënë zjarrin banesës, ka mbyllur dy të moshuarit brenda banesës duke kyçur dyert dhe më pas është laguar.

    Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e djeshme, në lagjen “15 Tetori” të qytetit të Fierit, ku forcat zjarrfikëse kanë bërë të mundur nxjerrjen e të moshuarve nga banesa në flakë.

    Raportohet se ata janë në gjendje të mirë shëndetësore. Gjithashtu mësohet se 42-vjeçari ka ushtruar më parë dhunë ndaj prindërve të tij.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit