21.5 C
Tirana
E martë, 5 Nëntor, 2024
More
    spot_img
    spot_img

    Çmenduria: 17-vjeçari paguan 9 mijë paund për të shkuar në Britani me… arkivol

    Një 17-vjeçar shqiptar mund të ketë kaluar eksperiencën më ‘horror’ të jetës së tij vetëm për të emigruar në mënyrë të paligjshme në Mbretërinë e Bashkuar.

    Gazeta britanike ‘The Sun’ shkruan se emigranti adoleshent u përpoq të hynte fshehurazi në Britani, duke u mbyllur brenda arkivolit të një fëmije.

    17-vjeçari u gjet i mbështjellë brenda arkivolit të vogël prej druri, të cilit i ishte vidhosur kapaku.

    Gjetja erdhi gjatë një kontrolli rutinë të një furgoni nga oficerët francezë të kufirit afër Dunkirkut.

    I mituri shqiptar, i cili nuk mund të identifikohet për arsye ligjore, tha se kishte paguar 9 mijë paund për një kalim në Britani me furgon.

    Ai i tha një gjykate: “U futa në arkivol në një stacion shërbimi autostrade në Steenvoorde (Franca veriore).

    “Duhet të kem qenë brenda për të paktën një orë në momentin që furgoni u ndal”.

    Arkivoli ishte fshehur mes kutive prej druri në pjesën e pasme të një furgoni Mercedes Sprinter.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit