Danja dhe G Bani, dy banorët e Big Brother VIP, kanë biseduar mbi sjelljen agresive të këngëtarit si dhe “fiksimin” e tij me Valbonën.
Danja është shprehur se nëse do ishte çun nuk do merrej me një vajzë si Valbona, madje shtoi se as sytë nuk do ia kishte hedhur.
“Nuk do merresha me një vajzë që më nxjerr keq. Ti kam thënë gjërat e mia, nuk kam çfarë të them më. Po të isha çun as sytë nuk do ia hidhja. Të takon ty tani çfarë të bësh.
G Bani i mirëpriti fjalët e modeles duke u shprehur se ia mirëpre këshillat dhe ja di shumë për nder.