18.5 C
Tirana
E enjte, 22 Maj, 2025
More
    spot_img
    spot_img

    Dash Shehi pranon humbjen, jep dorëheqjen nga drejtimi i partisë (vetëm Berisha nuk largohet)

    Pas humbjes në zgjedhjet e 11 majit, Dash Shehi jep dorëheqjen nga Djathtas për Zhvillim Kombëtar.

    Në një konferencë për mediat, kreu i këtij koalicioni tha se mban përgjegjësi për humbjen në zgjedhje dhe largohet duke iu hapur rrugën të tjerëve.

    “Pranoj humbjen dhe mbaj përgjegjësi, dorëhiqem nga drejtimi i koalicionit”, u shpreh Shehi.

    Djathtas për Zhvillim Kombëtar, i drejtuar nga Dash Shehi nuk arriti të marrë asnjë mandat në zgjedhjet e 11 majit.

    Ai i quan zgjedhjet një farsë dhe tha se listat e mbyllura, votat e diasporës dhe mungesa e komisionerëve nxorën këtë rezultat.

    Sipas Shehit, e vetmja pozitive e këtyre zgjedhjeve ishte që partitë të reja e çan rrethimin.

    “Nga zgjedhjet pati një element pozitiv; partitë të reja e çanë rrethimin dhe bravo u qoftë.

    Uroj të prodhojnë një sinergji politike më të mirë. Vetëm kjo është e mira këtyre zgjedhjeve”, theksoi ai.

    Edhe Enkelejd Alibeaj pranoi humbjen, duke thënë që rezultati i tyre ishte i dobët.

    Vetëm Sali Berisha nuk pranon asgjë, as humbjen, as largimin nga drejtimi i partisë.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit