20.5 C
Tirana
E mërkurë, 23 Tetor, 2024
More
    spot_img
    spot_img

    “Dashurova burrë të martuar” – Befason Rovena Stefa: E vërtetë, është histori personale!

    “Burrë të martuar dashurova” është një nga këngët hit të Rovena Stefës.

    Ajo së fundmi ka filluar ta këndonte në oborrin e shtëpisë në Big Brother Kosova, duke nxitur kuriozitetin e banorëve rreth historisë pas tij.

    Rovena ka ndarë detaje interesante, duke shpjeguar:

    “Kjo ka ndodhur, e kam pasur një histori komplet të ngjashme me këtë histori. Dhe këtë histori ia tregoj mikut tim të ngushtë që bën tekste në Shkup, Avni Qahilit. Pastaj e kemi realizuar melodinë, të cilën e ka bërë motra ime”.

    Ajo vazhdo: “Melodinë ia dërguam Avniut për tekst. Kur ka ardhur teksti e kishte bërë komplet historinë. Motra ime nuk donte, por u pajtuam ta bëjmë, pasi kjo histori u ndodh shumë vajzave”, pohoi Rovena.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit