17.5 C
Tirana
E enjte, 19 Shtator, 2024
More
    spot_img
    spot_img

    Dedikimi rrëqethës i Edlirës për Gertin, Arbana Osmani reagon me një mesazh për të gjithë!

    Arbana Osmani është shfaqur e prekur nga dedikimi rrëqethës i Edlira Çepanit, për bashkëshortin e saj Gerti Bogdani. Ne menyre fare te papritur, duke lene te shokuar familjen, miqte por edhe publikun e gjere, Gerti u nda nga jeta ditën e djeshme në një moshë të re, 44-vjeçare. Ikja e tij ishte e papritur dhe marrë shkas nga kjo, moderatorja Arbana Osmani ka gjetur mundësinë për të përcjellë një mesazh për të gjithë:

    “Nuk di sa qava me mesazhin e Edlirës për Gertin. Nuk e kam njohur Gertin personalisht por më erdhi shumë keq kur mësova lajmin paradite. Nuk kemi kohë. Tregojini atyre që doni, sa shumë i doni! Çdo ditë!”

    Aktivistja Edlira Çepani reagoi me heret përmes një mesazhi të ndjerë në rrjetet sociale pas ndarjes nga jeta në moshë të re të bashkëshortit të saj Gerti Bogdani.

    “Ti e dije qe jeta ime s’ka kuptim pa ty! Ti e dije qe nuk ishe thjesht gjysma ime me e mire, ishe jeta ime!! Ti ishe shoku im, dashuria ime, familja ime, skuadra ime! Ti e di që unë nuk jetoj dot pa ty! S’di a ta thashë ndonjëherë mjaftueshëm sa të adhuroj!!!

    Zoti merr pranë vetes më të mirët, por ty s’duhet të të kishte marre, se unë, Ajra dhe Reinarti kemi nevoje për ty, për dashurinë tënde për jetën, për këshillën e drejtë që jep gjithmonë, për modelin e duhur që je gjithmonë! Bota është një vend i pavlere pa ty!

    Do të të duam përjetë, bashkëshorti, babai, shoku dhe njeriu më i mirë që do jetojë ndonjëherë në këtë botë! Do të të dua çdo ditë të jetës derisa të takohemi serish, drita e çdo rrugëtimi tim!” shkruante ajo.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit