10.5 C
Tirana
E premte, 17 Janar, 2025
More
    spot_img
    spot_img

    Deklarata që trazoi rrjetin: Çfarë po ndodh me Jozin e “BBVA”?

    Nëse menduat se drama te “Big Brother VIP Albania” kishte mbaruar, mendohuni sërish! Këtë herë, në qendër të vëmendjes është këngëtari Jozefin Marku, pas një deklarate të bujshme nga gazetarja Dasara Karaiskaj.

    Në një video të publikuar në Instagram, Dasara tha hapur: “Jozi është gay” dhe madje pretendoi se partneri i tij ka deklaruar publikisht marrëdhënien e tyre. Kaq mjaftoi që rrjetet sociale të zienin nga komentet, diskutimet dhe pikëpyetjet mbi këtë situatë.

    “Mua më vjen keq për atë partnerin e Jozit me të cilin Jozi ka bashkëjetuar në Zvicër e në Milano, se në fund të fundit ai i ziu është gay i deklaruar në një marrëdhënie me Jozin dhe nuk është e drejtë nga ana ime t’ia denigroj figurën. Po që ky Jozi e ka hak t’ia nxjerr atë foton e atë profilin e atij partnerit të vet që e ka foto profili Jozin në Instagram.

    Do të dalë sonte ai t’i shoh këto story, Jozi, edhe nesër të vijë të më hajë mua te dera e shtëpisë. Tani të them të drejtën, gjersa ai e ka foto profili në Instagram, pse s’e nxirrkam unë për shembull. Sa e shëmtuar”, është shprehur Karaiskaj në Instagram.

    Për të mbështetur fjalët e saj, Dasara publikoi foto të Jozit me një person të panjohur për publikun dhe mesazhe që pretendohet se janë dërguar nga ai. Në këto mesazhe, burri në fjalë i thotë Dasarës se është i martuar dhe ka fëmijë, duke insistuar se Jozi është thjesht një mik i tij familjar. Përveç kësaj, ai i kërkoi gazetares të heqë fotot e publikuara.

    Reagimi i familjes së Jozit

    Pas gjithë këtij kaosi mediatik, ka reaguar edhe familja e Jozit, duke përgënjeshtruar gjithçka. Ata i cilësuan deklaratat e Dasarës si të pavërteta dhe të pavenda, duke mbrojtur imazhin e këngëtarit.

    Deklarata që trazoi rrjetin: Çfarë po ndodh me Jozin e

    Me deklarata të tilla publike, reagime të ashpra dhe aludime nga të dyja palët, është e qartë që kjo çështje nuk do të mbyllet kaq lehtë. Nëse ka diçka që kemi mësuar nga kjo histori, është se çdo gjë mund të ndodhë te “Big Brother VIP Albania” – jo vetëm brenda shtëpisë, por edhe jashtë saj.

    Tani mbetet për t’u parë si do të vazhdojë ky rrëfim.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit