10.5 C
Tirana
E premte, 30 Janar, 2026
More
    spot_img
    spot_img

    Denoncimet nga kreu i PD, zyrtari i lartë i PE: Mos më pyesni për çdo gjë që thotë Berisha!

    Reporteri i Parlamentit Evropian për Shqipërinë, Andreas Schieder, ka deklaruar se Bashkimi Europian nuk e ka parë si shqetësim zyrtar denoncimin e kreut të PD Sali Berisha lidhur me dosjen e SPAK për AKSHI-n.

    Pyetjes së gazetarëve nëse grupi i struktura kriminale, sipas Berishës, kishte eksportuar informacione të NATO-s që disponon edhe Shqipëria, Schieder iu përgjigj:

    “Përgjigjja e parë dhe e shkurtër është jo. Së dyti, ju lutem mos më bëni pyetje për gjithçka që thotë Berisha dhe të më kërkoni të bëj komente për çdo deklaratë të tij, sepse edhe unë do të duhet të dal pastaj nga roli im institucional.”

    PyetjeReferuar nje dosje të SPAK për AKSHI-n, Berisha ka denoncuar se ky grup i struktura kriminal ka eksportuar te vendet armike të NATO informacione të NATOs që i disponon edhe Shqipëria, a është parë si shqetësim nga BE ky denoncim?

    Schieder: Përgjigjja e parë dhe e shkurtër është jo. Së dyti ju lutem mos më bëni pyetje për gjithçka që thotë Berisha dhe që unë të bëj komente për gjithçka që thotë ai, sepse edhe unë do të duhet të dal pastaj nga roli im institucional.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit