spot_img
spot_img

“Më ka shti në tokë” – Rogerti i përmendi vëllain e Gjestit, Dj Gimbo shpërthen në lot në dhomën e rrëfimit: E di zemra ime se çfarë ka heq

spot_img

Një përplasje e fortë ka ndodhur dje në shtëpinë e Big Brother VIP Albania ku Dj Gimbo ka debatuar me Rogertin. Shkak është bërë pyetja që Rogeri i ka drejtuar Gimbos lidhur me vdekjen e vëllait të Gjestit, mikut të tij më të ngushtë.

Kjo e ka revoltuar Dj Gimbon, i cili menjëherë i është kthyer ashpër: Mendon që unë për atë histori foli para kamerave? O i pafytyrë, s’je në vete! Ti prek te një familje, te një fëmijë 15 vjeç, o qen! O i pafytyrë! O psikopat, o maniak! Ti luan me fatkeqësi të dikujt. Si s’të vjen marre me pyt për një fëmijë që ka vdek tragjikisht?

Gimbo ka shpërthyer në lot ndërsa ka gjetur dhe mbështetjen e banorëve të tjerë. Ndërkohë në faqen zyrtare të Big Brother është publikuar video e Gimbos në dhomën e rrëfimit, i cili me lot në sy shprehet i prekur nga kjo situatë.

Ai është ligësi. Mu mka myt, më ka shti në tokë, më ka dërru. E kam pasur vëlla të vogël dhe ky ma ërmend mu këtu. E di zemra ime se cfarë ka heq. Ky është budall është lopë” thotë Gimbo.

Lajmet e fundit