9.5 C
Tirana
E mërkurë, 5 Shkurt, 2025
More
    spot_img
    spot_img

    Denoncimi i ish-zv.ministrit: Rama hyri me brekë në zyrën e shefes së kabinetit

    Ish-zv.ministri i Arsimit, Taulant Muka, ka bërë një deklaratë të fortë në lidhje me kryeministrin Edi Rama, që sipas tij është futur në zyrën e shefes së kabinetit të tij vetëm me të brendshme.

    Gjatë një interviste në Syri TV, Muka e cilësoi këtë ngjarje si një tregues të një klime të papërshtatshme brenda institucioneve shtetërore dhe ngriti dyshime mbi etikën dhe sjelljen e drejtuesve të lartë.

    Gjatë intervistës, ai shtroi gjithashtu shqetësime të thella mbi ndikimin e kësaj kulture në sistemin e edukimit dhe profesionalizmin e administratës publike.

    Sipas tij, një sjellje e tillë nuk është e denjë për një lider shtetëror dhe dërgon një mesazh të gabuar te qytetarët dhe punonjësit e institucioneve arsimore.

    Në zyrën e shefes së kabinetit hyn kryeministri. Po kryeministri ishte vetëm me mbathje, sikur sapo kishte dalë nga krevati, futet në zyrën e shefes së kabinetit. Dhe kështu është i gjithë sistemi i edukimit.

    Pra sistemi i edukimit është që ne njërëzit që kemi në shtet, vijën në takimet e rëndësishme me brekë, pa përgatitur dhe nuk e kuptojmë rëndësinë e problemit që ne kemi me trurin në këtë vend”, tha Muka.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit