21.5 C
Tirana
E shtunë, 24 Maj, 2025
More
    spot_img
    spot_img

    Deputetja shqiptare shokon me veshjen

    Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Ardiana Matoshi, e njohur për stilin unik, ka tërhequr sërish vëmendjen në seancën e 20-të konstituive të Kuvendit të Kosovës , këtë radhë për zgjedhjen e veshjes së saj.

    E veshur me një fustan të bardhë të shkurtër me pika të zeza, të kombinuar me çorape të bardha dhe këpucë të kuqe me taka, Matoshi u shfaq me një stil që solli shumë diskutime mes të pranishmëve dhe më gjerë.

    Ganimete Musliu, deputete e PDK-së, u kap nga kamerat duke bërë komente dhe ngacmime për paraqitjen e saj.

    Reagimet në rrjetet sociale nuk munguan: ndërsa një pjesë e publikut e cilësoi si shprehje të lirë dhe autentike të personalitetit të saj, të tjerë ngritën pikëpyetje për përshtatshmërinë e stilit në një ambient institucional si Kuvendi.

    Kjo nuk është hera e parë që Matoshi tërheq vëmendjen përtej politikës, duke e kthyer stilin e saj në një formë të shprehjes personale edhe në skenën publike.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit