9.5 C
Tirana
E enjte, 16 Janar, 2025
More
    spot_img
    spot_img

    Dëshira për një fëmijë; Rozana Radi hap zemrën: Kam mbetur pa shtëpi, ngela spitaleve!

    Rozana Radi është përfshirë në një debat me Gertën, ku pasi aktorja i tha se je nënë e dy fëmijëve dhe nuk të takon të flasësh ashtu, moderatorja i tha: “Unë kam atë që ti nuk e ke”.

    Kjo situatë ka rënduar Rozanën e cila pas debatit, është prekur dhe ka qarë. Ajo u shpreh e shqetësuar teksa fliste me Gertin për partnerin e saj jashtë dhe për mamanë e tij, e cila nuk ka qenë në dijeni të këtij problemi që ata kanë patur në çiftin e tyre.

    Duke qenë e rënduar psikologjikisht, si asnjëherë më parë Rozana hapi zemrën me Gertin dhe tha se e ka dëshiruar shumë një fëmijë dhe se vite me radhë nuk ka mundur ta ketë. Të gjithë rrogën dhe madje në përpjekje për një shtatzani, ajo ka mbetur edhe pa shtëpi.

    “Më shumë kam shkuar unë nëpër spitale se sa mjekët”, është shprehur Rozana, teksa u shpreh se partneri i saj e ka mbështetur dhe i ka thënë se ai ka zgjedhur atë dhe nëse nuk do kenë fëmijë nuk ka rëndësi.

    Të shumtë kanë qenë banorët që i kanë dalë në mbrojtje, ndërsa Gerta vazhdonte të theksonte se nuk i interesonte arsyeja pse nuk ka fëmijë, ajo thjesht i dha përgjigje të asaj që Rozana tha.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit