4.5 C
Tirana
E martë, 27 Janar, 2026
More
    spot_img
    spot_img

    “Dhunë psikologjike” – Familja e Malit reagon e shqetësuar pas deklaratave të Rogertit: Kërkojmë përjashtimin e tij!

    Ngjarja e ndodhur gjatë sfidës së rezistencës në Big Brother VIP Albania 5 ka vijuar të shkaktojë reagime të forta edhe jashtë shtëpisë më të famshme në Shqipëri. Pas përplasjes së ashpër mes Malit dhe Rogertit ku ky i fundit ka përdorur një gjuhë të rëndë dhe fyese që prek çështje personale dhe familjare nuk ka munguar reagimi i familjes së Malit.

    Familja e Mal Retkocerit ka publikuar një reagim zyrtar në rrjetet sociale, drejtuar televizionit Top Channel dhe produksionit të Big Brother VIP, ku shprehin shqetësimin e thellë për gjuhën denigruese dhe bullizuese të përdorur ndaj Malit.

    Në reagimin e tyre, familja thekson se sulmet ndaj traumave personale dhe identitetit familjar nuk mund të konsiderohen debat apo pjesë loje, por përbëjnë dhunë psikologjike të pastër. Ata kërkojnë respektimin e dinjitetit njerëzor dhe marrjen e masave të menjëhershme nga produksioni për të garantuar një ambient pa dhunë fizike dhe psikologjike brenda shtëpisë.

    Marrë shkas nga këto ngjarje ata kërkojnë përjashtimin e Rogertit nga gara, duke argumentuar se sjelljet e tij kanë kaluar çdo normë shoqërore dhe janë të papranueshme, veçanërisht kur prekin integritetin personal dhe familjar të një banori.

    Reagimi përfundon me një thirrje të qartë ndaj produksionit që të mos normalizojë heshtjen përballë dhunës psikologjike, duke nënvizuar se këto veprime nuk janë lojë dhe nuk duhet të tolerohen.

    "Dhunë psikologjike" Familja e Malit reagon e shqetësuar pas

    Qëndrimi i qetë dhe mjaft i matur nga ana e Malit gjatë incidentit është vlerësuar gjerësisht nga publiku, duke e ditur  situatën senstive të familjes.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit