spot_img
spot_img

Taulant Balla tallet me Shehajn: Ti Agron vodhe listën e anëtarësisë së PD pasi të futën qyl, por për këtë do flasë tezja e Lapajt

spot_img

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Soicialiste, Taulant Balla gjatë seancës së sotme parlamentare, ka “shfrytëzuar” marrëdhëniet e tensionuara mes Adriatik Lapakt dhe Deputetit Agron Shehaj duke i “sulmuar” të dy njhëherësh.

Gjatë një replike me Shehajn, Balla u shpreh se ndaj tij rëndon një dënim për vjedhjen e databazës së anëtarësisë së Partisë Demokratike para se të largohej nga kjo forcë politike teksa më tej ka përmendur edhe deputeten e Shqipëria Bëhet Ana Dajko, teksa tha “për këtë do të flasë tezja e Lapajt”.

Kujtojmë se kjo e fundit e fitoi mandatin e ligjvënëses pas një mosmarrëveshjeje mes kreut të Lëvizjes “Shqipëria Bëhet” dhe Endri Shabanit, asokohe drejtues i Nismës Thurje dhe bashkëkryetar i koalicionit, sot Avokat i Popullit.

“Kam para një vendim të një autoriteti të pavarur që je dënuar për vjedhjen e listave të anëtarësisë së PD, nuk po futem te Lapaj, se kur të merret vendimi i formës së prerë, të dalë e të flasë tezja e Lapajt këtu. Po ti i ke vjedhur listën e anëtarëve të PD, këta të futën qyl, ti u vjedh të dhënat”, u shpreh Balla.

Lajmet e fundit