10.5 C
Tirana
E shtunë, 24 Janar, 2026
More
    spot_img
    spot_img

    Djali i Sokol Olldashit ia “plas” në sy kritikat Berishës: Në “Foltore” ka njerëz që na bëjnë për të qeshur e të ulim kokën

    Glauk Olldashi, djali i ish-ministrit dhe deputetit të ndjerë demokrat Sokol Olldashi, ka dalë hapur me kritika në lidhje sesi po mbahen “Foltoret” në Partinë Demokratike.

    Glauk Olldashi tha se në flasin në atë Foltore nuk janë të duhurit, pasi sipas tij kur flasin bëjnë gafa.

    Ka njerëz atje që edhe u merret goja kur flasin, nuk janë të denjë. Ata njerëz që dalin e flasin atje po bëjnë faj edhe ndaj nesh, sidomos me ne të rinjtë që kemi karrierën dhe jetën para, dhe imazhi publik na dëmton më shumë ne sesa ju” tha ai.

    Më tej ai dha një mendim për organizimin e Foltoreve, ku parashtroi ide për protesta me tema specifike.

    Mendimi im është që çdo të hënë të bëjmë Foltore specifike, një të hënë arsimi, një ditë për shëndetësinë, bujqësinë, naftëtarët, minatorët e me radhë e radhë. Problemet janë nga më të pafundme, të kemi foltore specifike çdo të hënë, të mbledhim ekspertët, të flasin ata, e të mos shohim ca fytyra që na bëjnë për të qeshur dhe ne na bëjnë për të qeshur dhe të ulim kokën. Pra të bëjmë një protestë ku të mos themi Ramaduro apo Rama është problemi, por të themi problemi është ky dhe të trajtojmë problemet shqiptare. Kaq kisha”, deklaroi ai.

    Kryedemokrati Sali Berisha, teksa mirëkuptoi shqetësimet e Olldashit, tha se qëllimi i Foltores është që të flitet kundër qeverisë..

    Foltorja nuk synon prani të madhe. Qëllimi i saj është mikrofoni dhe zëri, kundër qeverisë, nga deputetë dhe qytetarë. Nuk është qëllimi i saj protesta apo masiviteti. Ka atë qëllim që flasin qytetarë, të rinj e të formimeve të ndryshme”, tha ai.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit