8.5 C
Tirana
E mërkurë, 23 Tetor, 2024
More
    spot_img
    spot_img

    “Do jemi bashkë derisa vdekja të na ndajë”, Luizi dhe Kiara flasin si kurrë më parë për marrëdhënien e tyre

    Banorët e “Big Brother Vip” janë ndarë në çifte për të realizuar një emision radiofonik brenda shtëpisë. Luizi dhe Kiara, të cilët e zhvilluan bashkë emisionin, folën fillimisht për çiftet e edicionit të kaluar të “BBV”, duke shprehur mendimet e tyre dhe duke prekur edhe marrëdhënien e tyre brenda formatit.

    Që në nisje të emisionit, Kiara e prezantoi veten si “Kiara Tito Ejlli”, një prezantim që u nis disa ditë më parë si batutë nga Luizi, por që tani po thuhet plot dashuri nga moderatorja.

    Luizin e dimë që shprehet hapur në çdo moment, por Kiara në përgjithësi është e rezervuar. Dje i habiti ndjekësit e radios dhe teleshikuesit duke treguar ndjesitë e para në shtëpinë e BBV dhe mendimin që ka pasur për Luizin kur e ka parë.

    Ajo tha se që në fillim e ka menduar nëse një ditë mund të kishte diçka mes tyre, por menjëherë i ka thënë vetes “mjaft” sepse nuk donte të mendonte gjëra që nuk mund të ndodhnin. Nga ana tjetër nuk donte të dashurohej pasi nëse dashurohet ajo shkrihet dhe bëhet shumë e ëmbël. Kjo deklaratë i ka pëlqyer shumë Luizit.

    Duke folur për çiftin e “BBV1”, Sarah dhe Pm, Luizi u shpreh se e vetmja gjë që për të cilën e ka zili Pm, është fakti se ka takuar babain e Kiarës. “Mendoj çdo ditë që të takoj Arben Titon”, tha Luizi, referuar babait të Kiarës.

    Një tjetër çift që u diskutua ishte çifti Donald-Beatrix, për të cilët Luizi tha: “Nuk e kuptova se çfarë ishte, filloi aty, mbaroi aty. Donaldi jashtë u bashkua me Borën”.

    Nga ana tjetër, Kiara u shpreh: “Brenda shtëpisë ndodh që krijon afeksion, kështu e kam parë Donaldin brenda këtyre mureve. Unë nuk kam besuar në dashuritë që nisin në “BBV” deri kur pashë çiftet e edicionit të kaluar”.

    Për të kaluar në këtë edicion, Luizi dhe Kiara folën për dashurinë e tyre, duke nisur që nga momenti kur e kanë parë për herë të parë njëri-tjetrin.

    Ja kush ka qenë mendimi i parë i çiftit për njëri-tjetrin:

    Kiara: Gjëja që nuk më pëlqeu në fillim është që nuk kishe mjekër.

    Luizi: Edhe unë natën e parë që kam hyrë, kur të pashë mu errësua gjithçka. Të kisha parë nga jashtë, por i keni fotot me filtra ju.

    Më tej Kiara foli plot dashuri për Luizin, madje i uroi të gjitha vajzave që të kenë fatin e saj. Këngëtari, nga ana tjetër, ka nisur që tani me “ëndrrat” për të ardhmen.

    “Kishe një pikë shumë të fortë që ishte humori, ishe pa komplekse dhe kjo gjë më bëri që të dashurohesha me ty. Mua çdo ditë më zgjojnë me shumë puthje dhe dashuri dhe do doja që edhe ju të zgjidhnit një person që ju zgjon me buzëqeshje. Jam e lumtur dhe krenare që kam krah vetes një djalë si Luizi”, tha Kiara.

    Një tjetër pyetje e Kiarës gjatë emisionit ka qenë edhe cila është frika më e madhe që kanë kur të dalin jashtë. Luizi me humorin e tij tha: “Për mua frika më e madhe është gjetja e një shtëpia shumë të madhe sepse dua ta mbush me fëmijë.”

    Kiara ka qeshur dhe ka thënë: “Jemi në kohë për këtë gjë. Ndërsa për mua më shqetëson pak gërhitja, por që do ta gjejmë zgjidhjen”.

    “Dua vetëm të të kem ty, kaq më mjafton. Pa puthur Kiarën, nuk e nis dot ditën dhe është mëse e sigurt që kështu do jetë gjatë gjithë jetës”, tha Luizi.

    Të dy së bashku në fund janë shprehur se do të jenë bashkë deri sa vdekja t’i ndajë.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit