14.5 C
Tirana
E martë, 24 Shkurt, 2026
More
    spot_img
    spot_img

    Do pastronte 18.3 milionë euro të Cosa Nostras, SPAK kërkon 13 vite burg për Rezart Taçin

    SPAK kërkon 13 vite burg për biznesmenin Rezart Taçi, i cili akuzohet se do pastronte 18.3 mln euro të mafias Cosa Nostra. Rezart Taçi është ende në kërkim dhe po gjykohet në mungesë për pastrim parash në kuadër të grupit të strukturuar kriminal.

    Prokurori i SPAK, Klodian Braho kërkoi dhe konfiskimin e kalimin në favor të shtetit të 18 mln eurove të mafias italiane.

    Taçi akuzohet nga SPAK për përfshirje në tentativën e pastrimit të 18.3 mln euro të mafias italiane.

    Procesi ndaj biznesmenit ishte pezulluar për një vit për shkak se ai nuk është gjetur për tu arrestuar në zbatim të një mase sigurie “arrest në burg” dhënë në mungesë ndaj tij.

    Avokatja e tij Ilenja Mëhilli kishte kërkuar pushimin e çështjes duke u bazuar edhe në kërkesën e prokurorit që ka veçuar çështjen për italianët dhe i ka dërguar në Itali.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit