9.5 C
Tirana
E enjte, 23 Janar, 2025
More
    spot_img
    spot_img

    E gjithë FAMILJA në SPAK – Kërkohet dënimi i ish-shoferit të Ardi Veliut, gruaja: U bëra gjyshe në burg!

    Në Gjykatën e Antikorrupsionit dhe Krimit të Organizuar është zhvilluar seanca gjyqsore për ish-shoferin e Ardi Veliut, Sokol Idrizaj dhe familjarët e tij, 2 vajzat Bora dhe Egi, si dhe bashkëshortja, Elda Idrizaj.

    Të akuzuar për veprat penale “Kontrabandë me mallra të tjerë”, “Tregtimi dhe transportimi i mallrave kontrabandë”, “Fshehja e të ardhurave” dhe “Grupi i strukturuar kriminal”, SPAK ka kërkuar ndaj tyre vendosjen e dënimit me burg.

    Sokol Idrizaj ka mohuar dhe njëherë të gjitha akuzat që janë ngirutr kundër tij dhe familajarëve duke prenteduar se çështja është fryrë nga mediat vetëm për faktin se ai ka shërbyer për disa vite si shofer personal i ish-drejtorit të Policisë së Shtetit, Ardi Veliu.

    “Edhe në komunizëm nuk futej në burg një familje e tërë, mediat kanë abuzuar me rastin tim, më kanë baltosur mua dhe familjen. Rrobat e ardhura nga Franca nga vajza ime është konfirmuar nga vetë shteti francez që nuk kanë të vjedhura. Edhe në kohën e Enverit, prokurori nuk dilte dot mbi gjyqtarin, unë jetoj në shtëpi me çati me llamarina, ndërkohë që akuzohemi për fshehje të ardhurash me vlera miliona lekë”, ka deklaruar Idrizaj në gjykatë.

    Ndërkohë Elda Idrizaj është shprehur se ky gjyq i ka shkatërruar jetën dhe se familja e saj nuk ka asnjë lidhje me grup të strukturuar kriminal.

    “U bëra gjyshe në burg, ne jemi një familje e rregullt. Vajza ime sillte rroba për ti shitur online me qëllimin për të siguruar disa të ardhura shtesë. Na është shkatërruar jeta nga kjo histori. Ç’lidhje kemi ne me grupin e strukturuar kriminal?”

    Gjithashtu dhe dy vajzat e Sokol Idrizaj janë shprehur të traumatizuara nga kjo histori si dhe shprehen se jeta e tyre ka mbaruar.

    “Nga kjo histori kam mbetur pa punë, na është shkaktuar një traumë të madhe, jam vetëm 22 vjeç.”

    Si funksiononte kontrabanda:

    Në lidhje me grupin e parë, rezulton se personat nën hetim pas grumbullimit të sendeve të vjedhura në territorin francez dhe shumave monetare që rridhnin nga veprimtaria kriminale, pasi i depozitonin në një hotel, ua jepnin ato në dorëzim për t’i transportuar në mënyrë të paligjshme në Shqipëri.

    Në lidhje me grupin e dytë, rezulton se, personat nën hetim, në bashkëpunim me anëtarët e grupit të parë, kanë ushtruar veprimtarinë e tyre kriminale duke transportuar shuma monetare në sasi të madhe, dhe të padeklaruara nga Shqipëria-Francë.

    Këto shuma të përdorura për blerjen e sendeve të luksit, kapin një shifër prej 724,386 euro, shifër kjo që i përket vetëm transaksioneve bankare, pa përfshirë këtu shumat në cash të cilat janë transportuar nëpërmjet kufirit shtetëror në mënyrë të paligjshme që kapin vlerën e 2.113.000 Euro dhe 35.000 Franga.

    Përveç këtyre shumave monetare personat nën hetim kanë transportuar në mënyrë të paligjshme edhe rreth 3.4 kg sende të çmuara (flori).

    Produktet e luksit të blera në territorin francez nga këta shtetas janë transportuar në Shqipëri nga vetë ata si dhe bashkëpunëtorët e tyre nëpërmjet kompanive të transportit Francë-Shqipëri.

    Këto sende më pas janë futur kontrabandë në territorin shqiptar, të cilët janë shitur tek persona të ndryshëm duke fshehur njëkohësisht edhe të ardhurat e fituara nga ky aktivitet i paligjshëm.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit