10.5 C
Tirana
E hënë, 2 Shkurt, 2026
More
    spot_img
    spot_img

    “E humba kur nuk desha asgjë tjetër”: Ronela flet (sërish) për romancën përmes postimeve

    Lidhja romantike e Ronela Hajatit ka qenë prej muajsh një rrugëtim publik mes fotove, heshtjeve, postimeve të koduara dhe rikthimeve që s’kalojnë kurrë pa u vënë re. Nga vera e vitit 2025 e deri tani, çdo lëvizje e saj në rrjete sociale është lexuar si një kapitull i ri i së njëjtës histori dashurie.

    Pas momentit kur u kap “mat” në Tiranë me partnerin misterioz, aludimeve për ndarje, fotove të ëmbla që pasuan krizën dhe postimeve të nënkuptuara për tradhti apo zhgënjim, në fund të janarit 2026 Ronela bëri një tjetër veprim domethënës: fshiu fotot me partnerin nga Instagrami.

    Dhe sikur kjo të mos mjaftonte, më 1 shkurt 2026, këngëtarja publikoi një Instastory që mund të interpretohet si një rrëfim:

    “E takova kur s’desha asnjë. E humba kur nuk desha asgjë tjetër.”

    "E humba kur nuk desha asgjë tjetër": Ronela flet

    Ky postim duket si përmbledhja e një historie që ka kaluar nga entuziazmi i fillimit, te pasiguria, dhimbja dhe, ndoshta, një përfundim i pashmangshëm.

    Ronela nuk ka bërë asnjë deklaratë të drejtpërdrejtë për statusin aktual të marrëdhënies, as nuk ka përmendur emra. Por, si gjithmonë, ajo duket se ka zgjedhur të flasë përmes ndjesive, jo shpjegimeve.

    "E humba kur nuk desha asgjë tjetër": Ronela flet

    A është ky një kapitull i mbyllur përfundimisht, apo thjesht një tjetër pauzë në një romancë që ka dëshmuar se di të rikthehet? Për momentin, Ronela ka thënë vetëm kaq.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit