Lorenc Vangjeli ka deklaruar në emisionin “Trialog” se ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, dhe ish-krerët e tjerë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës pritet të shpallen të pafajshëm dhe të lirohen shumë shpejt.
Sipas Vangjelit, lirimi i tyre pritet të ndodhë brenda pak javësh.
“Kam një bindje, çështje javësh ata njerëz do të jenë në fillim në Prishtinë dhe më pas në Tiranë ku do të priten ashtu siç ka qenë asokohe, si heronj.
Ata do të fitojnë pafajësinë, nuk do ja dhurojë njeri, do i japin atë që i takon. Punë javësh, jo shumë muajsh. Do t’i kemi në Prishtinë dhe do t’i kemi edhe në Tiranë”, tha Vangjeli.
Vetëm në Shqipëri ndodh, që analistët flasin sipas bindjeve të tyre, dhe jo fakteve.
Si Lenci në këtë rast, ku edhe pse për Thaçin dhe ish-drejtuesit e tjerë të UÇK janë kërkuar 45 vjet burg, ai thotë se ata do të shpallen të pafajshëm, se kështu është i bindur ai.



