9.5 C
Tirana
E mërkurë, 23 Tetor, 2024
More
    spot_img
    spot_img

    E lidhur me Luizin, por Kiara mban ende në Instagram fotot me Butrint Imerin

    Moderatorja Kiara Tito ka qenë kryefjala e vajzave të showbizit shqiptar kohët e fundit dhe shkak për këtë është bërë romanca që ka nisur brenda shtëpisë së “Big Brother Vip” me protagonistin kryesor të kësaj loje këngëtarin Luiz Ejlli.

    Ky i fundit shprehu që në fillim pëlqimin ndaj Kiarës, teksa ajo i ka deklaruar fillimisht se kishte 0 shanse që ata të lidheshin bashkë. Por, me kalimin e ditëve, sot ata janë të dashuruar, bënë një dasmë brenda shtëpisë më të mashme në Shqipëri, i kanë dhënë premtime të mëdha njëri-tjetrit dhe mbrëmjen e djeshme Luizi takoi edhe babain e Kiarës.

    Por, veç ndjenjave që i ka shprehur Luizit, Kiara ka përmendur shpesh herë gjatë bisedave me banorët e tjerë edhe momentet që ka kaluar me ish të dashurin e saj Butrint Imerin. Ky i fundit e ka shfrytëzuar jo pak këtë situatë për të marrë vëmendje.

    Por, pavarësisht ndarjes, Kiara duket se ka ende ndienja për Buntrintin. Këtë gjë e tregon jo vetëm përmendja shpesh herë gjatë bisedave në BBV, por edhe profili i saj në Instagram.

    Kiara mban ende foton me Butrintin Imerin, kur ka marrë pjesë në videoklipin e këngëtarit të këngës “Hajt Hajt”.

    E lidhur me Luizin, por Kiara mban ende në Instagram fotot me Butrint

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit