12.5 C
Tirana
E shtunë, 31 Janar, 2026
More
    spot_img
    spot_img

    Edi Paloka mesazh Ramës: Nuk do njohësh gjuhë tjetër veçse forcës në 10 shkurt! Do të ta tregojmë qejfin

    Teksa ditën e djeshme, Sali Berisha njoftoi se me datën 10 shkurt opozita do të mbajë protestën e radhës, deputeti i PD-së Edi Paloka ka paralajmëruar se në tubim opozita do të përdorë forcën.

    Gjatë një interviste televizive në News 24, Paloka tha se protesta e radhës nuk është vetëm e opozitës, por e gjithë shqiptarëve.

    Kjo nuk është më betejë e opozitës. Është e gjithë shqiptarëve. Këto njerëz që ballafaqohen me arrogancën e përditshme që kemi ne, nga ekonomike, liritë, demokracia. Jeta është bërë e padurueshme. Nuk bëhen protesta për ne, për Sali Berishën, për opozitën. Bëhen për ju”, tha ai.

    Më tej, deputeti demokrat tha se Rama nuk njeh asnjë gjuhë tjetër përveçse forcës, teksa jep mesazhin që “Forca tregohet me shumë mënyra”.

    Rama nuk njeh gjuhë tjetër veçse forcës. Kur thua dhunë, bëhet fjalë vetëm për ato format e 21 janarit që përdori Rama. Forca tregohet me shumë mënyra. Nuk mund të flasim për një kalim në bulevard me 2 3 fjalime. Kjo nuk është protestë, është manifestim. Prandaj e përmenda rastin e fundit. Kishte grintë te të rinjtë”, u shpreh Paloka.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit