spot_img
spot_img

Me urdhër të SPAK, BKH dhe Policia e Shtetit, kontrolle në kompaninë “Evita” të Klodian Allajbeut

spot_img

Forca të shumta policie dhe agjentë të BKH kanë zbarkuar në ambientet e kompanisë “Evita” sh.p.k, në pronësi të biznesmenit të Spitalit Amerikan, Klodian Allajbeu.

Burime për Vox News pohojnë se forcat e BKH-së kanë ushtruar kontrolle edhe në një firmë tjetër dhe në një banesë në zonën e Selitës në Tiranë.

Mësohet se aksioni është urdhëruar nga prokurorja e Posaçme, Dorina Bejko.

Evita SHPK eshte nje kompani qe ushtron aktivitetin ne fushën e farmaceutikes dhe pajisjeve mjekësore.

Lajmet e fundit